11 shkurt 2011

Juventus kërkon Clerc

Juventusi ka vendosur që të përforcohet në afatin kalimtar veror. Pas disa interesimeve në lojtarë të mëdhenj Juventus ka hedhur syrin e tij edhe te mbrojtësi i Nice, Francois Clerc.

Këtë raport e ka bërë L’Equipe i cili raporton se Biankonerët do të tentojnë të transferojnë lojtarin e Nices.

Juventus përpos Clerc është interesuar edhe për mbrojtësin e Ajaxit, Gregory van der Wiel dhe atë të Hoffenheimit, Andreas Beck.