11 shkurt 2011

Materazzi, Moggit: Na bënit budallenje!

Futbollisti i Interit, Marco Materazzi, i'u rikthye çështjes së Calciopolit duke marrë shkas nga thirrja që i ka bërë ish drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, se nëse ka fakte "Matrix" për Calciocopolin le të denoncon.

Materazzi dha një intervistë përpara përballjes me Juventusin në Torino.
”Të gjithë ata që kanë qenë tek Interi dhjetë vjet më parë, e dinë se me sa mundim kemi arritur disa objektiva të caktuara. Ndienim talljen e të tjerëve, por nuk mund të akuzonim njeri pa prova, pasi do të na merrnin për të çmendur”, deklaroi qendërmbrojtësi.

”Ishte një periudhë kur të bënin për budalla, por jam i lumtur që në fund arriti të dilte e vërteta”.
Materazzi u ndal edhe në ndeshjen e darkës së ditës së dielë me Juventusin. “Flitet shumë për këtë ndeshje, e cila do të jetë një përballje midis 22 lojtarësh të shkëlqyer. Uroj vetëm që të fitojë më i miri”.

Ndërsa në lidhje për titullin e Serie A “Matrix” deklaroi: Nëse ruajmë këtë ritëm deri në fund, është e qartë që do të jemi favoritë për titullin kampion. Ranocchia? Është një blerje shumë e mirë, pasi ai është jo vetëm një qendërmbrojtës cilësor, por edhe një djalë i shkëlqyer”. /Juventus-Fans/