07 shkurt 2011

Moratti: Juve - Inter gjithmonë ka qenë derbi i Italisë

Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka thënë se derbi me Juven gjithmonë ka qenë dhe gjithmonë do të jetë derbi i Italisë.

Inter vjen nga fitorja ndaj Romës 5-3 në San Siro, ndërsa Juve u këndell me fitoren 3-1 ndaj Cagliarit si mysafir.

‘La Gazzetta Dello Sport’ e intervistoi presidentin e Interit rreth ndeshjes Juventus – Inter që do të luhet këtë vikend dhe ai tha:

“Inter – Juventus ose Juventus – Inter, në kësi ndeshje gjithmonë kan luajtur emra të mëdhenj dhe gjithmonë ka patur tension.”

“Gjëja e rëndësishme është që gjithqka të shkoj në rregullat sportive. Ne e dijmë se sa e rëndësishme është kjo lojë për ata dhe sa e rëndësishme për ne.”

“A është ende Derbi i Italisë edhe pas Calciopolit ? Natyrisht, gjithmonë ka qenë dhe gjithmonë do të jetë.” tha Moratti duke e ironizuar Milanin.