05 shkurt 2011

Moratti ironizon Juventusin

Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka bërë shaka lidhur me ankesat për gjyqtarët nga klubi torinez Juventus.

Moratti është përgjigjur me ironi absolute kur është pyetur nga Corriere dello Sport lidhur me pakënaqësinë e Juventusit pas ndeshjes kundër Palermos.

“Ankesat e Juves për gjyqtarët - nuk është diçka e re”, ka thënë Moratti.

Juventus është ankuar se në ndeshjen e së mërkurës kundër Palermos, gjyqtari kryesor iu ka mohuar një penallti të pastër. GRANDEJUVE