07 shkurt 2011

Morati: "Me Juventusin një ndeshje e madhe"

Masimo Morati ka shijuar përmbysjen e madhe të Interit të tij: "Është një kampionat i gjallë, që për fat të mirë kemi filluar ta rikthejmë në lojë, është shprehur presidenti zikaltër një ditë pas fitores së madhe me Romën.

Gjithsesi, tashmë do të shikojmë sesi do të shkojë sezoni, është akoma shpejt…". Të dielën përballë është Juventusi: "Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ata dhe për ne. Ka qenë gjithmonë derbi i Italisë dhe me atë etiketë mbetet".

Kur keni zgjedhur Leonardon e keni pritur një muaj të parë të tillë me këto fitore?

"Po", është përgjigjur shkurt presidenti zikaltër, i cili uron që këto ditë në aksin Torino-Milano, në këto ditë, të flitet vetëm për futboll. "Juventus-Inter ose Inter-Juventus, janë gjithmonë ndeshje të rëndësishme dhe me shumë tension.

Është e rëndësishme që gjithçka të shkojë mirë nga aspekti i qetësisë ose sportivitetit. Unë e shpresoj. Jam i pari që e uroj një gjë të tillë". Interi përgatitet për një cikël të tmerrshëm me shumë ndeshje. Kalendari parashikon ndeshjet me Juventusin, Fiorentinën, Kaljarin dhe më pas Bajern Mynihu.

"Çdo muaj flitet për një moment crucial, ka vazhduar Morati. Mendoj se, gjithmonë ndeshjet janë të rëndësishme, nuk mund të humbasësh pikë në asnjë moment dhe më pas të ringrihesh. Duhet të kërkohet të jepet gjithmonë maksimumi, ky është një moment i rëndësishëm padiskutim, sepse në mes është Champions Liga". LajmeNews