07 shkurt 2011

Moggi Materazzit: Nëse ke fakte, denonco !

Luciano Moggi iu është përgjigjur akuzave të mbrojtësit të Interit, Marko Materazzi, i cili ka thënë se kampionati i vitit 2002 është vjedhur nga Juventusit.

“Zikaltërit e humbën kampionatin në vitin 2002 vetëm për fajin e tyre, pasi humbën ndeshjen e fundit me Lazion. Megjithatë, Materazzi nëse ka ndonjë provë konkrete për ato që thotë, le të bëjë denoncim. Jam lodhur duke dëgjuar këto gjëra, edhe për faktin se regjistrimet kanë treguar se drejtuesit e Interit kanë bërë gjëra që ne nuk i kemi bërë kurrë”, ka thënë Moggi.

5 maji 2002 është një nga ditët më të hidhura për Interin, pasi humbi kampionatin vetëm në javën e fundit, kur u mposht nga Lazo 4-2. Zikaltërit dominuan atë kampionat, por javët e fundit, edhe pse ishin 12 pikë para Juventusit, pësuan disa humbje radhazi, çka u shkaktoi edhe kampionatin.

Në ndeshjen e fundit me Lazion, kur si asnjëherë tjetër, tifozët e kësaj të fundit, mbi 40 mijë që ndodheshin në stadium, bënin tifozllëk për Interin, zikaltërve u mjaftonte vetëm një barazim për t’u shpallur kampionë. /Juventus-Fans/