07 shkurt 2011

Juventus dhe Bayern në garë për Beck

Juventus qe një kohë të gjatë po çalon në krahët e mbrojtjes dhe këtë nuk do t’a lejoj edhe pas këtijë sezoni, sepse planifikon dy super-përforcime në ato pozita.

Objektivi i parë është kapiteni i Hoffenheimit, Andreas Beck i cili ka një përvojë të madhe me vetëm 23 vjet në supet e tija.

Në anën tjetër Bayern është gjithashtu e interesuar në lojtarin në fjalë, dhe sipas vebfaqes së njohur gjermane për transferime 4-4-2.com klubi bavarez është i gatshëm të hyj në ‘luftë’ me Juven.

Juve është e gatshme të ‘nekautoj’ me ofertën e parë duke ofruar plot 10 milion Euro për këtë lojtar dhe kështu do t’a evitonte një ankand të mundshëm me Bayernin.