04 shkurt 2011

Moggi: Juventusi gaboi përsëri

Luicano Moggi është i sigurtë se Juventusi nuk është në rrugën e drejtë dhe se është fare pranë fundosjes.

“Unë pikëllohem kur komentoj për Juventusin, pasi nuk pajtohem me mënyrën e zgjedhjes së transferimeve gjatë afatit kalimtar dimëror. Emrat që sollën reflektojnë nivelin e Bianconerëve, pasi ata janë ekip i mirë në mes të tabelës”.

“Ata nuk mund të bëhen liderë, ashtu sikurse lojtarët që nuk mund të pretendojnë të jenë kampionë. Njerëzit si Andrea Barzagli dhe Alessandro Matri nuk janë lojtarë të këqinjë, por ata nuk janë kampionë”.

“Jam befasuar edhe nga komentet e Del Nerit pas humbjes nga Palermo. Ai foli për gabimet e gjyqtarit dhe nuk ishte në gjendje ta sqarojë debaklin tekniko-taktik të tij që tymosi ekranet”, shkroi Moggi në kolumnën e tij të Tuttomercatoweb.