04 shkurt 2011

Legrottaglie: Kozak më bëri ta shoh vdekjen me sy

Mbrojtësi i Milanit, Nicola Legrottaglie ka folur për duelin e tij me futbollistin e Lazios, Libor Kozak, duke e përshkruar si përvojë pranë-vdekjes atë goditje me gju në kokë, për të cilën lojtari rossoner ka pasur nevojë për trajtim në spital.

“Falë Zotit gjithçka është në rregull, por sa më shumë e shoh atë, aq më shumë mendoj se sa e frikshme ka qenë. Ishte keq për mua pasi nuk i kam ndier krahët dhe gjunjtë për pesë minuta, e kam parë filmin tim brenda këtyre minutave”.

“Nuk mendoj se Kozak bëri atë që vërtet kishte menduar të bënte”, potencoi Legrottaglie.