11 shkurt 2011

Moggi: Interi do të jetë i fortë për Juventusin

Luciano Moggi ka dhënë një vlerësim të detajuar para derbit italian, dhe ka shprehur shqetësim për Juven, pasi ata do të përballen me një ekip shumë të fortë.

"Zemra ime rrah për Juventusin, por gjykimi im teknik favorizon Interin," ka thënë Moggi në kolumën e tij në Tuttomercatoweb.com

"Nerazzurët janë shumë ekip i fortë, ata gjithashtu kanë lojtarë të jashtëzakonshëm."
"Kthimi i Wesley Sneijder ka ndryshuar lojën e skuadrës së Leonardos."

"Ata tani po ofrojnë futboll spektakolar si dhe rezultate të mira kohëve të fundit."
Inter pretendon titullin këtë sezon dhe do të jenë në përcjellje të Milanit, por Moggi mendon se skuadra e Massimiliano Allegrit do të fitojë titullin në Serie A.

"Interi ka të gjitha shanset ta shqetësojë Milanin deri në fund të sezonit, por Rossonerët në fund do të dalin triumfues," përfundoi ai. /Juventus-Fans/