12 shkurt 2011

Bastos: "Juventusi më do, por varet nga Lioni"

Deri katër vite më parë, për shumë njerëz, ishte një emër i panjohur. Tashmë, pas shpërthimit te Lila, transferimit tek Lioni dhe Botërorit të shkëlqyer që ka zhvilluar me fanelën e Brazilit, Mishel Bastos është shndërruar në një prej mbrojtësave të krahut më të mirë në botë. 27-vjeçari brazilian, i intervistuar në mënyrë ekskluzive nga 'La Gazzetta dello Sport', ka shprehur disa deklarata shumë interesante rreth karrierës dhe të ardhmes së tij: "Lioni është padroni i kartonit tim, por do të flas me shoqërinë.

Juventusi më kërkon dhe asnjë lojtar nuk mund të refuzojë fanelën bardhezi. Bëhet fjalë për numrin 10 të një prej klubeve më të rëndësishëm në botë ku luajnë Bufon, që është portieri më i mirë në botë, Del Piero, një prej simboleve të futbollit italian, dhe Krasiç, një prej yjeve të rinj të futbollit". Nuk është një frazë e shprehur për të rritur më shumë çmimin e tij, nuk është një batutë e lëshuar në një moment të nxehtë, por një arsyetim i saktë dhe me qetësi: "Kohë më parë, jam shprehur që kam dashur të luaj tek Barcelona? Është e vërtetë, por aty do të isha një rezervë luksi, ndërkohë që tek Juventusi mund të jem një titullar i rëndësishëm". As rreziku se mund t'i duhet të bëj pa Champions Ligë për një sezon nuk e tremb.

"Champions Liga është një vitrinë e rëndësishme, por për Juventusin mund edhe të pranojë të mos jem për një vit. Mbase do të fitojmë menjëherë titullin kampion. Felipe Melo më ka thënë që Juventusi ka drejtues ambiciozë dhe që brenda dy viteve do të arrijnë të fitojnë titullin kampion…". Në këtë pikë, topi ka kaluar tek Juventusi, klubi bardhezi i ka ofruar 14 milionë euro Lionit dhe, në këtë pikë, marrëveshja do të realizohet /GRANDEJUVE/