07 shkurt 2011

Moggi akuzon Leonardon dhe De Laurentiis për Calciopolin

Luciano Moggi ka vënë nën snajperin e tij trajnerin e Milanit, Leonardo dhe presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, duke ua përkujtuar që të dyve se nuk janë kërkah.

“Leonardo ka thënë se futbolli Italian është më i pastër pas Calciopolit? Më duhet të them se më ka pëlqyer Leonardo, por që nga koha kur kaloi te Interi, ai është adaptuar shumë shpejtë…ai po ashtu ka harruar kohën kur Milani kërkonte që trajnerët e ekipeve kundërshtare të përjashtohen nga loja”.

“De Laurentiis dëshiron të shohë një film të superfuqive të Calciopolit? Unë i them presidentit të Napolit: fol më pak. Përundër përvojës time 35 vjeçare, unë kam arritur të kuptoj kush janë fuqitë brenda sistemit. Dhe së shpejti edhe De Laurentiis do ta kuptojë këtë, nëse arrin të fitojë ndonjëherë diçka”, u shpreh Moggi.