08 shkurt 2011

Miliarderi australian dëshiron të blej Juventusin

Manjati australian, Rupert Murdoch, duket se ka shprehur interesimin për të blerë klubin e Juventusit.

Të paktën kështu bëjnë me dije disa media italiane, edhe pse për momentin ende nuk ka asgjë zyrtare rreth këtij interesimi dhe nuk dihet nëse këto zëra janë të vërtetë.

Megjithatë, vështirë se familja Agnelli do ta lejonte këtë gjë, duke qenë se Juventusin e ka pasur në pronësi brez pas brezi dhe tashmë është një pasuri familjare. Për më tepër, Familja Agnelli nuk duket se kanë probleme financiare, çka mund të çonte në një shitje të mundshme të Juventusit.

Por, tifozët bardhezinjë kanë filluar të ëndërrojnë, pasi nëse Murdoch kërkon vërtetë ta blejë Juventusin, ai do të investonte shifra të mëdha, për ta rikthyer Juventusin sërish në majat e futbollit italian dhe atij botëror.

Gjë që familja Agnelli ka vendosur që ta bëjë gradualisht dhe jo menjëherë, ashtu siç kërkojnë tifozët. Kjo, për shkak të ruajtjes së ekuilibrave ekonomike të ekipit. /Juventus-Fans/