08 shkurt 2011

Agjenti: Ilicic do të qëndroj në Palermo

I intervistuar nga reterete24.it Amir Ruznic agjenti i lojtarit të Palermos Josip Ilicic e sqaroi situatën rreth klientit të tijë që lidhej shpesh me kalimin në klube si Juventus dhe Tottenham.

“Mund t’a konfirmoj interesimin e Tottenhamit dhe Juves për lojtarin, por nuk kam patur asnjë kontakt me ato dy ekipe. Gjithashtu ka ekipe nga Spanja dhe tjera liga të interesuara në Josipin.”

“Por siç e di unë presidenti Zamparini ka konfirmuar shumë shpeshë që ‘Jojo’ do të qëndroj tek Palermo, sepse ai dëshiron t’a ndërtoj një ekipë rreth Bacinovicit për t’u kualifikuar për Champions.”

“Besoj se Josip Ilicic do të qëndroj tek Palermo edhe për të paktën dy vite.”