04 shkurt 2011

Mikoli: Për ne nuk bëhet shumë zhurmë

Edhe Fabricio Mikoli ka thënë mendimin e tij mbi diskutimet rreth arbitrimit të Morgantit në ndeshjen Palermo-Juventus. Takimi u fitua nga të zotët e shtëpisë, por në rezultatin final ka ndikuar mosakordimi i penalltisë, i cilësuar si faull i Bovos, po aq sa edhe disa vendime të diskutueshme.

Kapiteni i siçilianëve komenton: “Kur ka një episod kundër Juventusit, flitet për ditë të tëra, kur këto gjëra u ndodhin ekipeve si Palermo, shpesh herë kalojnë në qetësi. E vërteta është se, në këtë moment, Palermo është më e fortë si skuadër në krahasim me Juven.”