04 shkurt 2011

Del Neri e Marota protestojnë

Por mesa duket, kriza e Juventusit ka ardhur për shkak të arbitrave: kështu thuhet. Del Neri dhe Marota nuk duan të flasin më për shkaqet pse ekipi i tyre vazhdon të humbasë, teksa lojtarët, nga ana e tyre, kanë heshtur për gjithçka: heshtje për shtyp, duke gjetur diku tjetër arsyet e së keqes së bardhezinjve.

Pas humbjes ndaj Palermos, trajneri dhe drejtori ngritën një re pluhuri, që do të zbehë për ditë të tëra rendimentin e skuadrës, duke e spostuar vëmendjen tek një argument, i cili qëndron padyshim në zemrat e tifozëve, dhe që Marota e ka përmbledhur me një slogan tepër efikas: “Nuk dua që të kalojmë nga nënshtrimi i arbitrave në arrogancë”.

Ndërkohë që Del Neri ftonte Morgantin “të shkojë në plazh për të bërë pak solar, duke parë se qartësisht nuk është në formë dhe ka nevojë për pushim”, Marota e ka përpunuar, me më pak impakt, por shumë ndriçim, atë që Juventusi mendon në këtë moment.

“Nuk do të doja që të na bënin të paguajmë sjelljen tonë në përplasjet e ‘Calciopoli’-t”, ose kërkesën e ekspozuar me të cilën klubi bardhezi synon të rifitojë titullin, që i kaloi Interit në 2005-n.