10 shkurt 2011

Merkato më shumë e zezë se e bardhë

Mbretëreshës së merkatos i është prerë koka. Nëse keni në dorë shifrat e shpenzuara nga momenti kur Juventusi është rikthyer në Serinë A, menjëherë arrihet të kuptohet sesi është ndjekur një politikë blerjesh shumë e gabuar. Situatë e ndryshme për skuadrën e Moratit që ka punuar shumë mirë. Sigurisht që gabime janë kryer nga të dy skuadrat. Por, duke bërë llogaritë, janë shumë më të mëdha shumat që janë shpenzuar nga Zonja e Vjetër e menaxhuar nga triadat e reja post Moxhi. Nga viti 2007, paratë e shpenzuara për blerje nga bardhezinjtë kanë qenë 187.5 milionë euro, kundër 195 milionë eurove të shpenzuara nga Interi. Interi kështu pra ka shpenzuar pak më shumë. Por diferenca në këtë rast kryhet nga paratë e sigurura nga shitjet. Ndërkohë që, skuadra zikaltër ka fituar plot 160 milionë euro, me një diferencë prej 36 milionë eurosh, Juventusi ka siguruar vetëm 57.5 milionë euro nga lojtarët e larguar nga Torino me një humbje prej 129.8 milionë eurosh. Një shifër absurde.

Kështu pra, Juventusi është kthyer në një Inter që ekzistonte përpara Calciopolit, që shpenzonte shuma të mëdha në merkato dhe nuk arrinte të fitonte kurrë. Interi ka marrë me forcë rolin e një Juventusi të ri, duke fituar çdo kampionat dhe duke hyrë në histori me tripletën e sezonit të shkuar. Shpresa e tifozëve bardhezi është që me drejtuesit e rinj të rikthehet gjithçka si më parë. Që të kryhet një menaxhim më i mirë i shpenzimeve në merkato dhe të arrihet të sigurohet një skuadër cilësore. Ndërkohë që, mbështetësit zikaltër limitohen, duke kërkuar të ngrijnë kohën, duke kërkuar të zgjasin sa më shumë periudhën magjike që po kalojnë. Më e lehtë dëshira e skuadra nga Milano. Historia tashmë është kthyer dhe është kjo arsyeja që derbi i Italisë ka ndryshuar pozitat. Komandon Interi, ndjek Juventusi. *LAJMENEWS - GRANDEJUVE*