10 shkurt 2011

Cambiasso dhe Motta të gatshëm për Juven

Inter si duket i’a ka arritur t’i rikuperoj dy lojtarët pothuajse më të mirë të saj në mesfushën e tyre, bëhet fjalë për Thiago Motta dhe Esteban Cambiasso.

Thiago Motta i cili bëri paraqitjen e tij të parë për kombëtaren Italiane (edhe pse është me prejardhje Braziliane), mbrëmë kundër Gjermanisë kishte një lëndim që e detyroi të largohej nga loja, por tani sic raporton Sky Sport 24 ajo ishte vetëm një gërvishje dhe asgjë më shumë.

Cambiasso ishte një nga figurat më të rëndësishme në ndeshjen ndaj Portugalisë, por edhe ky u detyrua të largohet nga loja sepse bëhej fjalë për një problem muskularë i cili si duket nuk ishte serioz.

Këta dy lojtarë do t’i ndihmojnë jashtëzakonisht shumë Interit në ndeshjen ndaj Juves që do t’a zhvilloj të Dielën mbrëma.