10 shkurt 2011

Seria A, Juventusi dhe Interi kanë ndryshuar rolet

Milano (Itali) - Na ishte njëherë në Itali. Ose më mirë, kishte njëherë në Itali dy realitete futbollistike shumë të ndryshme. E fuqishmja, plurifituesja dhe e 'para e klasës' Juventusi dhe përballë Interi shëmtuar.

E para dominonte, duke arritur të fitojë çdo gjë në futbollin italian në shumë vite. E dyta, ishte një vepër e papërfunduar, dëshironte shumë herë për të hedhur hapin e madh përpara dhe për t'u transformuar në një skuadër të madhe. Dyluftonin në fushën e lojës, në pozicione të ndryshme. Shumë rrallë njëra (skuadra zikaltër) afrohej për të rrezikuar supermacinë e bardhezinjve.

Më pas, gjithçka ka ndryshuar, e ndëshkuar dhe në mënyrë të pabeuseshme e transformuar. Në fund të sezonit 2005-2006 në Vinovo, Torino dhe e gjithë Italia janë tronditur nga skandali Calciopoli. Asgjë më pas nuk do të ishte më si më parë. Parabolat e këtyre dy skuadrave janë kryqëzuar në atë verë të famshme, ku ka ndodhur gjithçka. Ndërkohë që, skuadra zikaltër po fillonte ngjitjen, skuadra bardhezi po fillonte një rënie të lirë.

Titulli kampion për Interin, Seria B për Juventusin. Ndryshime të mëdha në shoqërinë bardhezi dhe në nivel skuadre kur për shumë arsye të kuptueshme janë larguar drejtuesit më të lartë dhe lojtarët më të mirë. Skuadra e shkëlqyer e ndërtuar nga Kapelo është shkatërruar dhe vetë drejtuesi i anijes ka braktisur atë në momentin më delikat.

Nga momenti kur janë ringjitur në serinë A, ndërkohë, torinezët nuk kanë arritur gjithsesi asnjëherë të jenë ata që ishin pak vite më parë. Zikaltërit në fakt kanë arritur një seri të suksesshme në kampionat, duke fituar pesë tituj kampion radhazi që nuk ndodhte asnjëherë më parë dhe shikojnë nga lart armiqtë historikë. Një përmbysje e papritur në marrëdhëniet ndërmjet dy shoqërivë. Juventusi merr pamje zikaltër dhe Interi merr rolin e Juventusit vite më parë, atë të një skuadre fituese. *GRANDEJUVE - LAJMENEWS*