10 shkurt 2011

Më 22 Maj do t’i rikthehen titujt Juves

Juventus në Maj do të mësoj gjithçka rreth dy Skudetove të revokuara asaj të 2005-tës dhe 2006-tës nga Federata Italiane e Futbollit.

‘Il Corriere dello Soprt’ thotë se në Maj do të jetë gjykimi përfundimtarë i ankesës së Juves për titujt e revokuar, ky gjykim ishte mbajtur për gjatë këtyre viteve në Napoli.

Juventus mendon se ata i meritojnë dy Skudetot e revokuara pasi kan gjetur telefonata nga drejtuesit e Interit për manipulimin e referëve gjatë viteve 2004-2006.

Gjykata sportive në vitin 2006 i’a revokoj Juves dy Skudeto, përkatësisht telefonatat ishin bërë në sezonin 2004-2005, por quditërisht u revokua pa asnjë fakt edhe Skudeto e sezonit 2005-2006.

Moggi me avokatët mbrojtës ka punuar në heshtje gjatë këtyre pesë viteve dhe si duket tani më ‘Calciopoli’ që Moggi gjithnjë thohshte se ishte vetëm një farsë e Morattit, do të del në shesh dhe më 22 Maj do të bëhet e ditur se kush ishte ai i cili e krijoj Calciopolin.