10 shkurt 2011

Agjenti: Iaquinta nuk do të largohet nga Juve

Vicenzo Iaquinita nuk do të largohet nga Juventus në verë, kështu të paktë konfirmoi agjenti i lojtarit në fjalë.

Sulmuesi Italian i cili ka patur shumë lëndime këtë sezonë mund të largohet nga Torino, të paktën kështu flitej nëpër mediat Italiane por tani D’Amico i hodhi poshtë këto zëra.

“Ai sigurisht do të jetë në Juventus sezonin e ardhshëm, sepse dyshoj se ata kan sulmues më të fortë se ai.”

“Nuk kam patur kontakte me klube tjera. Tani Vicenzo po rikuperohet dhe është duke menduar vetëm për Juventusin.”

“Ndoshta do të rikuperohet në ndeshjen ndaj Interit, por nuk jam i sigurtë për këtë.”