16 shkurt 2011

Matri-Toni, dyshja e artë bardhezi


Brinja i dhemb shumë, por Alesandro Matri është gati të shtrëngojë dhëmbët për të qenë në fushë të dielën e ardhshme kundër Leçes në kampionat. “Do të duhet të jemi të përqendruar në maksimum, - ka thënë sulmuesi i Juventusit. - Të harrojmë Interin dhe të mendojmë për ndeshjen e ardhshme”.

Me Tonin është përshtatur menjëherë: “Ai është një lojtar i madh dhe karakteristikat tona përputhen shumë mirë. Kur nuk e di se kujt t’ia kalosh topin ai është gjithmonë i gatshëm dhe e di si ta mbrojë atë. Dhe ka marrë goditje nga mbrojtësit kundërshtarët edhe për mua.

E falënderoj, edhe për këshillat që më ka dhënë. Është një sulmues i madh, një kampion që kushdo donte ta kishte në krah”, ka thënë ish-sulmuesi i Kaljarit.