05 shkurt 2011

Matri sfidon të kaluaren e tij

Cagliari – Juventus , përballën sonte në Sant’Elia, dhe do të jetë një ndeshje shumë e rendësishme, mirëpo për Alessandro Matrin do të jetë shumë speciale.

Transferi më i ri i bardhezinjeve të dielen e kaluar, kishte shënuar dy gola më fanelën e Cagliarit, dhe tash do të rikthehet në fushën e tij të vjetër si kundërshtar.

Është një ndeshje e veshtirë për Juventusin, e cila vjen nga tri humbje rradhazi. Skuadra e Del Nerit nuk mund t’ia lejoj vetës tjetër hap fals. Trajneri i Juventusit do ta përdor të njejtin formacion si në ndeshjen e kaluar kundër Palermos, me dyshën sulmuese Del Piero - Matri.

Cagliari është në një formë të shkëlqyer. Ndeshjen e fundit Cagliari e fitoi si mysafir kundër Sampdorias me një gol spektakular të Nainggolan. Juventusi ka pranuar gjashtë gola në tri ndeshjet e fundit dhe këtë Donadoni dëshiron ta shfrytëzoj më se miri duke përdorur treshën sulmuese Cossu - Lazzari - Acquafresca. /GRANDEJUVE/