19 shkurt 2011

Matri në disponim për Leccen

Sulmuesi në top formë i Juventusit, Alessandro Matri, është i bindur se Bianconerët mund të nxjerrin rezultat pozitiv ndaj Lecces këtë fundjavë.

“Tani për tani jemi të motivuar dhe morali është i lartë”.

“Ajri të cilin po e frymojmë s’ka si të jetë më i mirë. Ne kemi besim në vetvete dhe shumë dëshirë për rezultat pozitiv ndaj Lecces, që është kundërshtar shumë i rrezikshëm përkundër pozitës në tabelë. Pos tjerash, ne po luajmë si mysafir”, precizoi Matri.