19 shkurt 2011

Marotta mohon spekulimet për Pirlon

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka hedhur përfundimisht poshtë mundësinë që Bianconerët të transferojnë maestron e Milanit, Andrea Pirlo.

“Sa herë janë të lirë lojtarë të klasit të lartë si Pirlo, atëherë del se klube të mëdha janë të lidhur me një transferim të tij”.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në këto spekulime”, theksoi Marotta. /