06 shkurt 2011

Matri, i kënaqur me fitore

Sulmuesi i ri i Juventusit, Alesandro Matri, është shprehur shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij në udhëtim ndaj Kalarit.

“Zonja e vjetër” mposhti Kalarin 3:1, duke ndërprerë serinë prej pesë ndeshjeve pa fitore. Më meritori për këtë fitore në radhët e Juves, pa dyshim ishte Matri, ish-futbollisti i Kalarit, i cili shënoi dy gol në këtë takim.

“Jam i lumtur për fitoren e arritur. Sidomos jam i lumtur që kjo fitore rikthen ecurinë e fitoreve të skuadrës. Kësaj radhe shfaqëm lojë më të mirë se sa kundër Palermos. Reagimi ynë ishte i mirë dhe në kohën e duhur”, ka thënë Matri.

Ai ka thënë se ndihet i lumtur për golat e shënuar duke ndikuar direkt në fitoren e skuadrës së tij. GRANDEJUVE