13 shkurt 2011

Matri i gëzuar për performancën dhe golin ndaj Interit

Sulmuesi i Juventusit Alessandro Matri ka pranuar zhvillimin e një partneriteti të mirë me Luca Tonin, si dyshe që ndihmoi Bianconerët të fitojnë ndaj rivalëve zikaltër këtë mbrëmje.
Matri shënoi golin fitues në minutën e 30 të ndeshjes dhe është i kënaqur që goli i tij ishte vendimtar në këtë ndeshje.

"Unë mendoj se po përshtatemi mirë me Tonin në sulm," tha sulmuesi në faqen zyrtare të klubit pas ndeshjes. "Jam shumë i gëzuar me performancën dhe golin."
"Kjo është hera e parë që kam luajtur për Juventusin në një nga ato ndeshje që kam mundur ti shikoj vetëm në TV dhe se ajo ndeshje përfundoi me rezultat 1-0 në sajë të golit tim, kjo më jep shumë kënaqësi."

"Kam besuar gjithmonë në veten time. Jam duke punuar shumë për tu përmirësuar, dhe duke luajtur me kaq shumë kampionë në ekip e bënë këtë shumë më të lehtë."
Matri gjithashtu shpjegoi dhimbjen që ndjeu në brinjë në mes të pjesës së dytë, e cila e detyroi atë të veshë një lloj mbrojtëse për pjesën e mbetur të ndeshjes.
"Nuk mendoj se jam goditur nga dikush. U ktheva shpejtë dhe ndjeva një dhimbje të madhe në brinjët e mia," shpjegoi ai.

Klubi ka raportuar se lojtari do ti nënshtrohet një ingjizimi në brinjë për të parë se a është lëndim serioz. /Juventus-Fans/