13 shkurt 2011

Bonucci: Fitorja ndaj Interit do të thotë shumë

Mbrojtësi i Juventusit Leonardo Bonucci thotë se është i shumë i kënaqur pas fitores që Bianconerët e arritën në shtëpi kundër rivalëve të hidhur Interit, duke e mundur me rezultat minimal 1-0 në Stadio Olimpico.

Bonucci pranon se ardhja e Andrea Barzaglit e ka bërë shumë më të sigurtë mbrojtjen.
"Kjo fitore do të thotë shumë për ekipin," deklaroi mbrojtësi italian për Sky. "Vitin e kaluar, Interi ka fituar gjithçka dhe ne kemi dashur të bëjmë më të mirën për tifozët tanë."

"Ne ishim në gjendje të fitojmë këtë ndeshje pa pranuar asnjë gol. Ardhja e Barzaglit na ka ndihmuar shumë, pasi ai ofron siguri më shumë në pjesën e prapme." përfundoi ai. /Juventus-Fans/