05 shkurt 2011

Materazzi: Juve ta kthejë Scudetton e vitit 2002

Mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi ka vazhduar debatin për Scudetton e vitit 2002, duke i thënë Juventusit që t’ia kthejë Interit. Kjo deklaratë e ‘Matrix’ vjen pas përpjekjeve të Bianconerëve që ta detyrojnë Interin t’ua kthejë Scudetton e vitit 2006.

“Juventusi e do Scudetton e vitit 2006? Mirë ata nuk na pyesin fare, pasi që unë do ta ktheja Scudetton e humbur më 5 maj të vitit 2002”.

“Katër-pesë ndeshje para javës së fundit ndaj Lazios, janë zhvilluar shumë gjëra të çuditshme”.

“Marrëdhëniet me Ibrën dhe Balotellin? Jam zënë disa herë me Balotellin, por jemi sqaruar. Njëherë Balotelli e hidhëroi Ibrën, duke e bërë që t’i vraponte pas për ta rrahur. Balotelli arriti të shpëtonte duke u mbyllur në një prej banjove të zhveshtoreve. A do të kalojë Balo te Milani? Nuk më intereson, ai më ndihmoi të fitoj tituj sa ishte këtu”, tha Materazzi për Il Corriere dello Sport. /