05 shkurt 2011

Del Piero nxiton: Do më mbani apo jo?

Nëse nuk është një ultimatum, është një datë skadence.

Aleks Del Piero dëshiron të dijë sa më shpejt, pra brenda shkurtit, çfarë ka ndërmend Juve të bëjë me kapitenin e saj: do t’i rinovojë një kontratë, edicioni i parë i së cilës daton 18 vite më parë, apo do t’i thonë njëri-tjetrit lamtumirë, dhe secili në rrugën e tij.

Të enjten, Stefano Del Piero, vëllai menaxher, ka zbuluar planin: Pritëm mbylljen e merkatos.

Së shpejti do të kemi takime të tjera, ku Juve do të duhet të na thotë nëse ka ndërmend të vazhdojë. Aleks ka vendosur dhe gjithçka varet nga klubi. /GrandeJuve/