12 shkurt 2011

Materaci: "Juventusi? Jemi ndjerë të poshtëruar"

Milano (Itali)- Pak orë përpara ndeshjes me Juventusin, Marko Materaci ka shpjeguar sesi duhet të përgatitet kjo ndeshje. "Me forcën e atyre që janë tek Interi prej dhjetë vitesh dhe të atyre njerëzve që di mirë sesa shumë kemi vuajtur për të arritur të tilla objektiva të rëndësishëm. Nëse jam ndjerë i tallur? Shumë, por nuk e thoja më, sepse dukej sikur ishte një alibi për t'u larguar nga realiteti. Atëherë po çmendesha nga gjithçka ndodhte dhe ndërkohë më pas ka përfunduar ashtu siç mendoja unë, siç mendonin të gjithë", është shprehur mbrojtësi zikaltër, duke iu referuar historisë së Calciopolit.

Por, përpara është ndeshja e të dielës me Juventusin, një skuadër ndryshe nga ajo e shumë viteve më parë që frustronte popullin interist: "Është folur shumë për këtë ndeshje, por duhet të shikohet si një ndeshje ndërmjet njëzetedy kampionëve që do të përballen në fushën e lojës. Le të fitojë skuadra më e mirë". Dhe urohet që në këtë ndeshje treshja arbitrale të arbitrojë në nivelin e ndeshjes: "Do të jetë e vështirë edhe për ta, por do të bëjnë më të mirën. E rëndësishme është që të ekzistojë dialogu dhe edukata". Në qendër të mendimeve të Marko Materacit është Milani kryesues, që ndodhet 5 pikë përpara, por me Interin që duhet të rikuperojë një ndeshje të prapambetur.

"Kampionati është i gjatë, ka vazhduar Matrix intervistën e tij për "Inter Channel", dhe kemi përpara një skuadër që është shumë e fortë për t'u arritur dhe ne, të shkretët, jemi duke dhënë gjithçka për të mos përsëritur gabimet që kemi kryer në gjashtë muajt e shkuar". Përsa i përket shokëve të skuadrës, Matrix ka shprehur fjalë të bukura për pasardhësin e tij të mundshëm, Ranokian ("është një djalë i shkëlqyer, i qetë, me kokën në shpatulla, një nga ata që unë i etiketoj me shaka 'fshatar', sepse ka një vullnet të fortë dhe di shumë mirë se ku dëshiron të arrijë") dhe për mikun Eto. "

Është diçka që ka lindur kur Samuel ishte tek Barcelona akoma, ka zbuluar ai. Kur kam mësuar që kishte mundësi që të vinte tek Interi, i kam dërguar një mesazh: "Hajde këtu dhe fitojmë gjithçka', ai e ka bërë dhe e falenderoj, sepse kemi fituar me të vërtetë gjithçka". Ka vend edhe për pak autokritikë në komentin e Marko Materacit: "Kam kryer shumë gabime në jetën time, kam dhënë e kam marrë, por nuk jam qarë asnjëherë. Mbi këtë, asnjë njeri nuk mund të thotë asgjë. Unë mbrojtës që shkaktoj shumë faulla? Do të ndalem së luajturi kur të ndalen së foluri për mua dhe e njëjta gjë vlen edhe kur flas për sjelljen në fushën e lojës: deri në momentin që flasin, ti lëmë të flasin".

Por është parë një Materaci shumë i qetë kohët e fundit? "Nëse do të kishte qenë kështu, atëherë do të isha larguar nga futbolli. Të gjithë ne lojtarët jemi shembuj, për t'u ndjekur ose jo. Për shembull, nuk ndihem se jam një lojtar klasik, që jap përgjigjen e kërkuar nga një gazetar për t'u shfaqur pozitiv. E rëndësishme është të flasësh pak dhe mirë, pa mesazhe të ndërmjetme. Unë lider i grupit? Po, ndihem i rëndësishëm, por kam dëshirë të luajë dhe, pavarësisht se e di rolin tim, nëse nuk zbres në fushën e lojës mërzitem. Sepse, nëse nuk do të ndodhte kështu do të ishte mirë të largohesha nga futbolli".