09 shkurt 2011

Marchisio në rrezik për Interin

Juventus mund të mos ketë në dispozicion Claudio Marchisio për ndeshjen e madhe kundër Interit.

Mesfushori, ka bërë të ditur klubi, ka “probleme muskulore në kofshën e majtë”.

Klubi bardhezi ka parashikuar “një ndalesë prej 3-4 ditësh falë disa kurimeve fiziterapike”.

Kështu Del Neri mund të vendosë të mos e rrezikojë mesfushorin, që vitin e kaluar ka qenë protagonist i ndeshjes me një gol të shkëlqyer kundër zikaltërve. *
LAJMENEWS - GRANDEJUVE*