12 shkurt 2011

Marchisio mund të luajë kundër zikaltërve

Ka qenë pikërisht Markizio, që ka shënuar golin e fitores në ndeshjen e fundit të Juves në Torino kundër Interit. Më i bukuri i karrierës së tij ka thënë më shumë se një herë mesfushori 25-vjeçar. Një arsye më shumë për të shtrënguar dhëmbët, për të mos munguar në superndeshje.

Gjithmonë nëse kofsha e majtë nuk do të bëjë teka. Markizio është kthyer në fushën e stërvitjes pas tri ditësh. Dhe ka mundësi të mira që nesër të luajë. Prezenca e tij do të kushtëzojë zgjedhjet taktike të Del Nerit, i cili mendon të kthehet te skema 4-4-2, me Matrin dhe një midis Tonit dhe Del Pieros në sulm. Pa Markizion, janë dy zgjidhjet: Martinez mesfushor i krahut të majtë ose përdorimi i skemës 4-3-3, me Krasiç dhe Martinez në krahët e Matrit.