12 shkurt 2011

Juventus shënjestron Agueron & Pastoren

Juventus është i lidhur me disa transferime ambicioze të cilat përfshijnë sulmuesin Sergio Aguero dhe playmaker-in e Palermos, Javier Pastore.

La Gazetta dello Sport dhe Sportmediaset.it raporton se Bianconerët arkëton rreth 80 milionë € për këto transferime.

Aguero, për të cilin Atletico ka refuzuar shitjen e tij, thuhet se është në rradhë të parë për Zonjën e Vjetër,kurse i dyti është Pastore i cili ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, mirëpo ai ka deklaruar se do të preferonte Juventusin përpara Real Madridit apo Barcelonës.

Presidenti i Palermos, Zamparini kishte caktuar 100 milionë € çmimin e Pastores, për çdo klub që interesohet për të.