17 shkurt 2011

Luis Fabiano: "Cikli im tek Sevilja ka përfunduar"

Ka dalë për të disatën herë me radhë zbuluar sulmuesi i Seviljas dhe kombëtares braziliane, Luis Fabiano. Qendër sulmuesi, i intervistuar nga bashkombasit e tij të gazetës 'Globoesporte', ka lajmëruar në fakt lamtumirën e tij nga futbolli iberik në fund të këtij sezoni: "Do të ulem shumë shpejt për të folur me presidentin, është shprehur o'Fabuloso, për të parë se çfarë është më e mira për të dyja palët, sepse mendoj që, cikli im tek Sevilja ka përfunduar.

Tashmë jemi në gjysëm të kampionatit dhe nuk është momenti për të folur për këtë çështje, por në përfundim të sezonit do të shikojmë se çfarë do të jetë më e mira për ne". Janë shumë skuadra italiane në gjurmët e tij, flitet për Interin dhe Juventusin në veçanti, por për momentin ofertat më konkrete kanë mbërritur nga skuadrat braziliane: "Kam marrë oferta konkrete nga Korinthias, Santos dhe Internacionali, por është e komplikuar në këtë moment situata".

Asgjë nuk është e sigurtë, mbase pas kësaj deklarate shumë skuadra të mëdha europiane mund të kthehen në sulm për të marrë shërbimet e sulmuesit të kombëtares braziliane, që mund të sigurohet për një shifër tek 6 milionë eurot. Një shumë aspak e lartë nëse shikon numrin e madh të golave, që arrin të shënojë braziliani gjatë një sezoni.