17 shkurt 2011

Juventusi dhe Roma pas Pirlos

Juventusi do të vë makinerinë transferuese në funksion për të transferuar maestron e Milanit, Andrea Pirlo. Mirëpo, konkurrencë Bianconerëve pritet t’u bëjë Roma.

Bianconerët janë tejet të interesuar për ta mbajtur Alberto Aquilanin në skuadër, por çmimi i lartë i vënë nga Liverpooli nuk u përshtatet politikave të drejtuesve të Zonjës së Vjetër.

La Gazzetta dello Sport tani shkruan se Pirlo është opsion i Bianconerëve, të cilët për konkurrentë do të kenë Romën, e cila shumë shpejtë do të ketë pronar të ri dhe do të jetë serioze për çdo futbollist.