12 shkurt 2011

Leonardo: Ndeshje e vështirë, por Inter duhet të ecë përpara


Leonardo dëshiron një performancë të shkëlqyer kundër Juventusit dhe e bëri të qartë se Inter do të elektrizohet në derby d’Italia të dielën.

“Mendoj se çfarëdo që them për këtë lojë,është thënë më parë”,deklaroi ai për shtypin.

“Të gjithë e dimë storien. Është e rëndësishme për rivalitet dhe ca gjëra tjera”.

“Është sfidë e rëndësishme dhe pas Romës e kemi edhe një test kundër Juventusit”.

“Nuk brengosemi shumë për Juventusin. E dimë se si luajnë. Inter është një ekip që lufton deri në fund dhe kështu do të konfrontohemi me lojën”.