12 shkurt 2011

Barcelona, favorit për Neymarin

Barcelona është favorit për transferimin e sulmuesit të Santosit, Neymar.

Sipas të përditshmes spanjolle El Confidential, presidenti i gjigantit katalan Sandro Rosell është afër t’i sjellë trajnerit Pep Guardiola njërin prej talentëve më të mëdhenj nga Amerika e Jugut.

Shefi i skautëve të Barcelonës, Alber Valentin, ka lavdëruar publikisht 19 vjeçarin. “Ai është futbollist i cili do të përshtatej shumë mirë në filozofinë e lojës së Barcelonës. Ai është talent dhe ka atribute fizike që kur kombinohen mes vete, formojnë një futbollist të madh”.

Chelsea spekulohej se kishte ofruar 17 milionë funte për Neymarin gjatë verës së vitit të kaluar, mirëpo u refuzuan pasi ish legjenda e Santosit, Pele, e këshilloi të riun të mbetet në klub.