13 shkurt 2011

Leonardo: Kishim raste

Trajneri i Interit, Leonardo ka thënë se skuadra e tij kishte raste të mira në ndeshjen kundër Juventusit por nuk arriti të shënojë gol.

“Nuk arritëm të krijojmë raste në pjesën e parë. Juventusi luajti një ndeshje të mirë, ishte i saktë atëherë kurrë duhet, duke bërë që mbrojtja e tyre e çeliktë të mos kalohet nga ne”.

“Në pjesën e dytë, ne luajtëm mirë. Sulmuam mjaft në këtë pjesë, por Juventusi është mbrojtur në mënyrë perfekte, duke tentuar që të rrezikojë me kundërsulme”.