13 shkurt 2011

Maicon: Jemi ende të rrezikshëm

Mbrojtësi i Interit i ka dërguar një mesazh të qartë klubeve që janë para tyre në veçanti Milanit duke thënë se Nerazzurët janë ende të rrezikshëm pavarësisht humbjes kundër Juventusit.

“Juventusi në pjesën e parë luajti mirë, por në pjesën e dytë ne luajtëm mirë dhe merituam ta fitojmë këtë ndeshje”.

“Topi nuk donte të futej në rrjetë në këtë mbrëmje, kështu që gjërat shkuan shumë keq për ne në këtë natë. Jemi të relaksuar dhe do të fitojmë ndeshjet tjera”.

“Ndeshja kundër Fiorentinas do të jetë deçisive për ne në garë për Scudetto”, tha Maicon i zhgënjyer pas humbjes kundër Juventusit, për Inter Channel.