13 shkurt 2011

Chiellini: Fitore e rëndësishme

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka thënë se fitorja e klubit të tij kundër Interit ishte fitore tepër e rëndësishme për pjesën e mbetur të sezonit.

Sipas Chiellinit kjo fitore atyre do t’i jep një motiv të madh për pjesën tjetër të mbetur në këtë sezon.

“Ne do të luajmë mirë në pjesën e mbetur të këtij sezoni, dhe nuk do t’i vëmë limit vetës që vetëm të kualifikohemi në vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve”.

“Të mos pranosh asnjë gol në ndeshja të tilla është një gjë shumë e rëndësishme”.

Juventus për momentin gjindet në vendin e gjashtë me 41 pikë, tre më pak se Interi i cili është në vendin e katërt.