14 shkurt 2011

Leonardo: Juve ishte i pathyeshëm

Timonieri i Interit, braziliani Leonardo pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Juventusit, ka thënë se Juve luajti shumë mirë në këtë takim.

Inter ka humbur mbrëmë në “Olimpiko” të Torinos 1:0 ndaj Juventusit, takim ky i zhvilluar në kuadër të javës së 25-të të Seria A.

“Juve luajti shumë mirë. ishte skuadër e bashkuar dhe ishte vështirë të thyhesh. Në pjesën e dytë në luajtëm mirë, sulmuam terë kohën, por skuadra e Juventusit, u mbrojt mirë”, ka thënë Leonardo.

Ai tha se Juventusi është përmirësuar.