13 shkurt 2011

Leo: Interi dëshiron ta vazhdojë formën e mirë

Trajneri i Interit, Leonardo mendon se ndeshja kundër Juventusit është ndeshje tepër e vështirë, por Interi do të bëjë gjithqka që është e mundur për të vazhduar formën që e ka.

Inter sot takohet me Juventusin në Derbi d’Italia, i cili mund të jetë krucial për dy klubet në synimet e tyre.

“Unë mendoj se çfarë do të them në këtë ndeshje, do të thuhet pas ndeshjes”.

“Ne e dimë historinë, dhe është ndeshje shumë e rëndësishme për shumë gjëra”.

“Ne dëshirojmë të vazhdojmë formën e mirë që kemi. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne sidomos pas fitores së Milanit”, tha Leonardo në konferencë për shtyp.