13 shkurt 2011

Julio Cezar: "Ndeshja që duhet të fitojmë"

Ndeshja me Juventusin për Interin nuk vlen vetëm tre pikë dhe Julio Cezar e di shumë mirë. "Është një ndeshje që duhet ta fitojmë për t'i dërguar përsëri një sinjal të fortë atyre që qëndrojnë përpara nesh në klasifikimin e përgjithshëm. Pastaj është e qartë që është gjithmonë derbi i Italisë. Matri, Toni, Del Piero, Iakinta: janë një skuadër shumë e fortë", është shprehur portieri brazilian që në fund të komentit të tij të shkurtër ka folur dhe për ndjekjen e Milanit kryesues:

"Nëse do të fitojmë këtë titull, gjë për të cilën jam shumë i sigurtë, për atë që jemi duke kryer dhe për atë që unë shikoj, do të jetë akoma edhe më bukur se titujt e tjerë që kemi fituar". Përpara derbit të Italisë me Juventusin, ka folur edhe blerja e merkatos së janarit për zikaltërit, mbrojtësi i kombëtares italiane, Ranokia. "Kë do të hiqja nga Juventusi? Krasiç. Kur sulmon një për një është i shkëlqyer, të impresionon.

Por me Zanetin jemi të qetë". Në këtë mënyrë është shprehur mbrojtësi i Interit, Andrea Ranokia, në një intervistë për "Gazzetta dello Sport", në prag të ndeshjes së madhe që do të zhvillohet në Olimpiko. Ish-mbrojtësi i Xhenovas është zhbalancuar të kryejë edhe një parashikim, duke u shprehur me bindje të plotë, që të dielën në Torino "do të fitojë Interi". Dhe ka folur edhe për shënuesit e mundshëm: do të shënojnë, "përveç Tonit, dy nga ne. Kush, nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është të shënojmë një gol më shumë sesa kundërshtarët".