13 shkurt 2011

Krasiç: "Nuk kam frikë nga Interi"

Është një Milos Krasiç shumë i karikuar ai që pritet të zbresë të dielën në fushën e lojës për të luajtur me Juventusin e tij kundër Interit të brazilianit Leonardo. Mesfushori serb, që në këto kohët e fundit nuk është dukur në formë të madhe, është kthyer i rigjeneruar nga ndeshja që ka luajtur me skuadrën e tij kombëtare, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Ja dhe disa deklarata që ai ka lëshuar për mediat italiane përpara derbit të Italisë. "Jam shumë i lumtur që kam pasur mundësi të mbaj në krahun tim shiritin e kapitenit të kombëtares time, mendoja se do ta mbante Pantelic. Do të më pëlqente që të ndiqja të njëjtën rrugë që ka ndjekur Dejan Stankoviç me këtë shirit në krah. Ndeshja me Inerin? Nuk kam aspak frikë t'i kem përballë, jam i sigurtë për potencialin e madh që ka skuadra jonë. Për titullin kampion duhet të them që, Milani është skuadra favorite, por zikaltërit mund të rikthehen përsëri në garë".