04 shkurt 2011

Juvja e Del Nerit, si Ferrara e Zakeroni

Krahasimi mes trajnerit aktual dhe atyre të sezonit të shkuar është i njëjtë. Shifrat flasin për krizë

Gjithçka mund të mendonin tifozët e Juventusit në fillim të sezonit, përveçse të shikonin një tjetër “rrugë qorre” si ajo e vitit të kaluar. Tashmë, pas humbjes së disatë të pësuar të mërkurën në Palermo, një e dhënë u kthehet përpara syve, e zhveshur dhe e papërpunuar:

Juventusi “i ri” ka të njëjtën kuotë pikësh të grumbulluara - duke përsëritur një nga sezonet më të këqija në historinë e klubit - si në kohën e Ferrarës dhe Zakeronit. Gjithashtu ka një të dhënë tjetër, që tregon idenë e një strategjie të dështuar, e cila pavarësisht kushteve teknike, nga njerëzit e merkatos deri në pankinë, së bashku me blerjet e reja Matri e Barzalji që debutuan para dy ditësh, pasqyron vënien në përdorim të 39 lojtarëve gjatë këtij sezoni nga Del Neri.

Dy janë faktorët bazë të këtij numri kaq të madh: Liga e Europës nisi shumë shpejt, teksa skuadra ishte akoma në përgatitje, duke bërë të mundur përdorimin e disa lojtarëve që më pas u shitën, dhe dëmtimet e shumta, që e kanë detyruar trajnerin të përdorë disa elementë të ekipit të të rinjve.

Si Alberto Zakeroni, shumë më keq se Ranieri. Kriza duket, ndihet, ndikon në numra. Të pamëshirshëm: 5 humbje në 8 ndeshje zyrtare të zhvilluara në 2011-ën, me 3 humbje në javën e fundit (mes kampionatit e kupës). Një rrjedhë identike me atë që shuajti ëndrrat e rilindjes së Juventusit të Zakeronit në mars 2010-të (1-4 me Fulhemin në Ligën e Europës), 0-1 në Gjenovë kundër Sampit dhe 1-3 në Napoli).

Del Neri, pas 23 javësh kampionat ka të njëjtat pikë të Juventusit të dyshes sezonale Ferrara-Zakeroni, 35. Një krahasim gjithsesi e destinuar të ndikojë gjatë mbi trajnerin aktual, duke parë që vitin e shkuar, në javën e 24-t dhe të 25-të, bardhezinjtë arritën dy fitore, kundër Xhenoas dhe Bolonjës.

Janë në të vërtetë 11-të pikët vonesë në krahasim me Juven e 2008-2009 (kur ishte e dyta me 46 pikë) dhe 12 më pak se ajo e 2007-2008 (e treta në kuotën 47). Rezultate që paradoksalisht i kushtuan Ranierit besimin e klubit. Me kuotën Champions që shkon rreth 60-70 pikë, në 15 ndeshjet e ardhshme, Juventusi duhet të arrijë të paktën 11 fitore për të mos dështuar objektivin e tij minimal tqë sezonit.