16 shkurt 2011

Kielini: "E ndaluar të gabojmë në Leçe"

Fitorja me Interin ka rilançuar përsëri Juventusin, por Xhiorxhio Kielini nuk dëshiron të ndalet më pas kësaj fitoreje të madhe. "Në Leçe nuk mund të gabojmë. Të mundnim Interin ka qenë e rëndësishme për ne, për tifozët dhe për shoqërinë, është shprehur mbrojtësi i qëndrës bardhezi.

Kishte më shumë se një vit e gjysëm, që nuk kalonim një mbrëmje të tillë, nga 5 dhjetori i vitit të shkuar… Kemi vuajtur, por fitorja ka qenë më shumë se e merituar. Nga ky rezultat duhet të fillojë një ringritje në klasifikim pas një muaji janar ku kemi gabuar shumë, por ku kemi qenë edhe të pafat në disa momente. Tashmë përgatisim në mënyrë më të mirë transfertën në Leçe ku nuk mund të gabojmë".