11 shkurt 2011

Juventusi do të bëjë gjithqka vetëm për fitore

Felipe Melo ka deklaruar se Juventusi është i gatshëm të bëjë gjithqka vetëm për ta mposhtur Interin në Derby d’Italia.

Biankonerët janë duke kërkuar të sigurojnë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve ndërsa Interi është në garë për Scudetton dhe ky fakt e tregon më mirë se sa i nxehtë do të jetë ky derbi.

“Është ndeshje speciale. Ndeshja e së dielës mund të jetë deçizive. Humbja do ta lërte Juventusin në ‘dysheme’, ndërsa fitorja do ta ngriste atë”.

“Jemi duke trajnuar shumë sepse dëshirojmë të fitojmë këtë ndeshje për çdo çmim. Fitorja kundër Cagliarit na dha një motiv të madh për këtë takim”, tha Melo për Juventus Channel.