11 shkurt 2011

Juve – Inter lufta në merkato për Bale, Sanchez & Montolivo

Derbi i së Dielës në mes të Juventusit dhe Interit nuk është vetëm një lojë futbolli, pasi këto dy ekipe do të kenë duele të nxehta gjatë verës në merkaton verore për lojtarët si Gareth Bale, Alexis Sanchez dhe Riccardo Montolivo.

‘Il Corrirere dello Sport’ thotë se Bale është objektivi i parë për të dyja klubet dhe jan të interesuara të nënshkruajn me të në të gjitha cmimet.

Alexis Sanchez do t’a lërë Udinesen verën e ardhshme dhe është i përcjellur nga Manchester United dhe Chelsea, por edhe Italianët nuk do të dorëzohen në këtë aspekt pasi ky lojtar përshtatet tek të dyja formacionet.

Riccardo Montolivo shihet si një objektiv më i lehtë për Italianët, sepse kontrata i skadon në vitin 2012 pra do të kushtoj më lirë.