09 shkurt 2011

Juventus: Nejmar, Pastore e Sançez falë stadiumit të ri

Merkatoja e sezonit të ardhshëm të Juventusit duket se stimulohet nga një shtëpi e re, stadiumi i ri, i cili po ngrihet mbi gërmadhat e aspak të preferuarit “Delle Alpi”, dhe që do të jetë një xhevahir bazuar mbi modelet e impianteve britanike.

Nga ato përfitime që mundtë merren nga ky investim skuadra e Juventusit do të synojë të rigjejë dritë në fund të tunelit.

Braziliani Nejmar, argjentinasi Pastore dhe kiliani Sançez për momentin janë emra jorealë për arkën e bardhezinjve, por mund të shndërrohen në shumë të mundshëm në merkaton e verës, duke u bazuar te stadiumi i ri.

Sikurse është thënë nga vetë drejtori i përgjithshëm, Marota: “impianti i ri do të mund të sjellë të ardhura shumë më të mëdha, të cilat klubi do t’i përdorë në një pjesë të madhe për blerjen e lojtarëve”.

Një buxhet i rëndësishëm për t’i mundësuar arkave të Juventusit për të marrë kredi të ndryshme me mundësi shlyerjeje, si Akuilani, Pepe, Kualjarela dhe Matri, por edhe për të përmirësuar organikën aktuale me ndonjë goditje, që mund të bëjë të ëndërrojnë tifozët. *LAJMENEWS - GRANDEJUVE*